Lajme

Nën kërcënimin e armës grabitet shoferi i postës së shpejtë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 10 August 2023

Tre persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur shoferin e postës së shpejtë në fshatin Bablak të Ferizajt. nga i cili kanë vjedhur 770 euro.

Policia bën me dije se të dyshuarit pas grabitjes kanë ikur në drejtim të panjohur, ku më pas njëri nga ta është kapur.

“Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin me datën 09.08.2023 rreth orës 22:00 e kanë arrestuar dhe në banesën e tij kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar një armë të zjarrit automatike, me të cilën dyshohet se ka kryer grabitjen”.

-Advertisement-

“I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera