Lajme

Komuna e Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për pensionistët

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 08 Gusht 2023

Komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën sot ka marrur një vendim për të gjithë pensionistët, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga kjo komunë kanë bërë të ditur se nga nesër (9 gusht), të gjithë pensionistëve do të ju lejohet hyrja pa pagesë në Pishinën e Gërmisë.

“Të gjithë pensionistët mund të hynë në Pishinën e Gërmisë pa pagesë që nga data 09.08.2023 deri më 31.08.2023.  Pensionistët për të hyrë falas në pishinë duhet të kenë me vete letërnjoftimin (dokumentin e identifikimit)”, thuhet në njoftimin e komunës.

-Advertisement-

Ndryshe këtë vit pagesa për hyrje në Pishinës e Gërmisë për të rriturit ka qenë 4 euro, ndërsa gjatë vikendit 5 euro./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy