Haziri: Kurti ka agjendë të fshehur
Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 25 July 2023
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka agjendë të fshehur.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se në raport me dialogun me Serbinë, asnjë prej objektivave të Kurtit nuk kanë kaluar.
“Mosgjetja në këtë situatë të mirë edhe moskapitalizimi i këtij momentumi nga ana e qeverisë, por e kundërta e asaj ndodhi, ne na ka sjellë në këtë pikë që tani të themi është një mjegull politike e vështirë të largohet sepse krejt këtë e ka sjellë sipas krejt asaj që ne po e shohim një agjendë e fshehur e kryeministrit”, ka thënë Haziri.
Sipas tij, kjo agjendë e fshehur e Kurtit nuk po zbardhet në asnjë situatë të re apo të vjetër.
“Kryeministri ka dalë me vizion të tij, ka dalë me objektiva, ka dalë me disa propozime që i ka përmendur te opozita ose s’i ka përmendur. Në raport me dialogun, asnjë nuk ka kaluar sepse asnjë nuk është zbardhur deri në fund dhe me vetë faktin kur të tjerët presin shtensionim, ndodh tensionimi i situatës”, ka thënë Haziri në Rubikon në Klan Kosova
Tutje, Haziri ka shtuar se gjatë Qeverisjes së Kurtit për dy vjet e gjysmë, shtatë kriza janë krijuar në veri të Kosovës.
Të tjera
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon dy persona në Leposaviq
Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale...
-
Ambasadori Rohde: Ka rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj të dyja palët duhet të angazhohen
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se janë arritur rezult...
-
Djali rra*h nënën në Prishtinë, arrestohet
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë ë...
-
Zhduket një grua në Gjakovë
Në Gjakovë, më saktë në lagjen Brekoc, është raportuar se është zhdukur një g...
-
FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Efes 2024”
Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjime...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fr...
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...