Lajme

Vuçiq ankohet te Stoltenberg: Ajo që ndodhi në veri të Kosovës, papërgjegjësi e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 19 July 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në selinë e NATO-së nga sekretari i përgjithshëm i kësa aleance, Jens Stoltenberg.

Në adresimin para takimit, Vuçiq ka thënë se ndjehet i shqetësuar për situatën në tërë Kosovën.

“Jam i shqetësuar për tërë situatën, jo vetëm në veri. Kjo vizitë është me rëndësi sepse ka shumë çështje të sigurisë, jo vetëm politike. E përmendet situatën në veri të Kosovës për të cilën besojmë se është shkaktuara nga qasja e papërgjegjshme e autoriteteve në Prishtinë”, ka thënë Vuçiq, njofton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Vuçiq ka kërkuar nga Stoltenberg shtim të sigurisë për qytetarët serbë, derisa ka thënë se Beogradi zyrtar është i interesuar për stabilitet.

“Ne duam ta ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe ta ruajmë marrëveshjen me KFOR-in të bazuar në sinqeritet dhe besim midis NATO-së dhe Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera