Escobar sot raporton për dialogun Kosovë -Serbi, detaje nga përmbajtja e dokumentit që ia ka dërguar Kongresit
Autori: Gazeta inFokus
07:33 | 18 Korrik 2023
Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, të martën do të raportojë para Kongresit Amerikan për përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar t’i kryejë.
Këto përgjegjësi përfshijnë edhe Kosovën, ku muajve të fundit ka pasur tensione. Tashmë ai ia ka dërguar një dokument Kongresit për zhvillimet dhe perspektivën përpara.
Ai në fokus kryesor pritet ta ketë nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Po ashtu këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
”Elementi kyç është përmbushja e obligimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në vitin 2013. AKS do të fuqizonte komunat me interesa të përbashkëta, gjuhë dhe kulturë për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal. Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare”, thuhet në dokumentin të cilin ai pritet t’ua paraqes kongresistëve”.
Dokumenti që tregon këto detaje është publikuar nga avaz.
Ndër tjerash përmendet edhe marrëveshja e Ohrit dhe mundësia e zbatueshmërisë së asaj marrëveshjeje.
”Që kur palët arritën këto marrëveshje, ka pasur provokime serioze, tensione të përshkallëzuara dhe dhunë të papranueshme nga protestuesit serbë kundër KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Si përgjigje, NATO vendosi elementë të forcave rezervë për të përforcuar misionin; mban një qëndrim të zgjeruar në veri të Kosovës për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt në përputhje me mandatin e saj të OKB-së”, thuhet ndër tjerash.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































