Remi në Hagë: Jakup Krasniqi është prej figurave më të respektuara në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 17 July 2023
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i cili po dëshmon në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se Jakup Krasniqin e njihte vetëm si zëdhënës të UÇK-së.
Ish-komandant Remi ka theksuar se Krasniqi është një prej figurave më të respektuara në Kosovë, derisa është përgjigjur në pyetjet e avokates Venkateswari Alagendra.
Mustafa: Zotëri Krasniqi njihet si intelektual i Lëvizjes Shqiptare në Kosovë, ka qenë mësues, ka qenë edhe aktivist politik.
Alegendra: Si politikan u bë edhe kryetar i Parlamentit?
Mustafa: Po, ishte kryetar i Parlamentit të Kosovës
Alegendra: Është e drejtë të themi se zotëri Krasniqi është një person i respektuar në Kosovë?
Mustafa: Është një prej figurave më të respektuara në Republikën e Kosovës.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit e ka pyetur Rrustem Mustafën se a e njihte Jakup Krasniqin si zëvendës-komandat të UÇK-së, ndërsa ai është përgjigjur se e ka njohur atë vetëm si zëdhënës të UÇK-së.
Mustafa: Jakup Krasniqin e kam njohur si zëdhënës të UÇK-së.
“Jakup Krasniqi ishte aktivist i madh politik dhe ai po krijonte dhe po përhapte besim tek gjenerata ime dhe shumë të tjerë, dhe Jakup Krasniqi ka qenë me këmbëngulje për t’u bërë Kosova e lirë… Unë Jakup Krasniqin e kam njohur si zëdhënës të UÇK. Unë kam parë dokumente dhe sidomos është dëgjuar fjala prej që është formuar Gjykata Speciale se Jakup Krasniqi paska qenë zëvendës i UÇK-së, mund të ndodh që ka qenë por unë nuk e kam njohur ashtu realisht“, tha ai.Më pas avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka vazhduar me disa pyetje për mbledhjen e 12 nëntorit 1998, dhe një dokument për këtë takim.
Alegendra: E shihni që në këtë dokument flitet për Jakup Krasniqin si zëvendës-komandanti për mbështetje?
Mustafa: Po e shoh.
Alegendra: A përputhet kjo me informacionin që keni marr ju pas luftës sa i takon roli tjetër që mendohej se ka pas Krasniqi?
Mustafa: Po.
Alegendra: Po ashtu thuhet në fund të faqes se grupi politik për bisedimet është krijuar dhe përmenden emrat Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe Ramë Buja, kështu e keni ditur edhe ju?
Mustafa: Nuk e kam ditur në atë kohë nuk besoj që e kam ditur ka emra që nuk e kam ditur që janë vendosur në këto pozicione për Jakup Krasniqin e kam ditur gjithë.
Ai gjithashtu ka thënë se gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së, Jakup Krasniqi ndodhej në Tiranë.
Alegendra: Gjatë mesit të marsit 99’tës, më konkretisht më 19 mars 1999 Krasniqi shkoi në Tiranë dhe nuk ishte në Kosovë?
Mustafa: Po këtë e dimë gjatë kohës së bombardimeve ishte në Tiranë.
Alegendra: Dhe sipas kësaj deklarate të bërë më 4 qershor 1999 Krasniqi aso kohe ishte ende në Tiranë a është e saktë?
Mustafa: Po.
Alegendra: Në verën e vitit 1999 do të pajtohemi me mua apo jo se Krasniqi u emërua si ministër për rindërtim dhe zhvillim a është kjo e saktë?
Mustafa: Po.
Alegendra: Dhe këtë emërim nuk e bëri UÇK, por e bëri Lëvizja e Unionit Demokratike LVD a është kjo e saktë?
Mustafa: Nuk e di kush, por unë e di se ka qenë ministër në atë kohë zotëri Krasniqi… Krasniqi ka qenë ministri më i suksesshëm në Qeverinë e Kosovës, detajet tjera nuk i di tash.
Tutje, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se të gjithë udhëheqësit politikë të LDK-së kanë qenë logjistikë e UÇK-së, dhe se pas luftës i janë bashkuar kësaj partie.
Mustafa: Gjithë udhëheqësit politik të LDK-së në Podujevë, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë kanë qenë logjistikë e UÇK-së.
Alegendra: Edhe pas luftës anëtarë të UÇK-së iu bashkëngjiten LDK-së apo jo zotëri Mustafa?
Mustafa: Pas luftës secili është kthyer aty ku ka besuar.
Pas përfundimit të pyetjeve të mbrojtjes së Jakup Krasniqi, me pyetje sqaruese ka vazhduar Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit ka thënë se asnjëherë Krasniqin nuk e ka njohur dhe nuk ka komunikuar me të si zëvendës-komandant i UÇK-së.
Mustafa: Krasniqin nuk e kam njohur si zëvendës-komandant
“Unë asnjëherë Jakup Krasniqin si zëvendës nuk e kam njohur dhe nuk kam komunikuar me të si zëvendës-komandant”, ka thënë ai.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Remi theksoi se shumica e anëtarëve të UÇK qëndronin jashtë vendit përfshirë Adem Grabovcin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin e Azem Sylën.
Mustafa: Thaçi, Veseli, Haliti, Syla ishin më shumë jashtë vendit
“Kohë pas kohe ka mund me qenë edhe të tjerët, por ka shumë si Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla më shumë janë jashtë vendit sesa brenda, tash nuk po më kujtohen edhe të tjerët”, u shpreh Mustafa.
Pyetjet për Rrustem Mustafës i ka përfunduar mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, ndërsa ajo e Rexhep Selimi ka deklaruar se nuk ka pyetje.
Të akuzuarit po marrin pjesë fizikisht në sallën e gjyqit për ta dëgjuar këtë dëshmi.
Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /KP/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...