Lajme

Hajdar Beqaj tregon se si përfunduan syzet e Ministrit Murati në duart e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 13 July 2023

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, ka folur për përfshirjen e tij në incidentin në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se qëllimi i deputetëve ishte që ta shmangnin situatën e krijuar.

“Unë dhe deputetët e PDK-së ishim të interesuar të shmangim këtë situatë dhe këtë tension. Shihet në kamera që ata i sulmojnë së pari deputetët tanë. Keni parë reagimin e Bislimit kur deputetja Musliu e vendosi foton te karrigia e Kurtit. Hedhja e ujit nga ana e Lushtakut nuk ishte sulm. Situata ka qenë e pakëndshme”, tha ai.

-Advertisement-

Beqaj është parë gjatë përleshjes i kanë mbetur në duar syzet e ministrit të Financave, Hekuran Murati por deputeti i PDK-së, ka thënë se nuk e ka idenë sesi ndodhi kjo.

“Unë e kam parë Hekuran Muratin duke sulmuar deputetët tanë, dhe nuk e di se si syzet e tij kanë përfunduar në dorën time, kur i kam parë syzet vetëm ia kam dorëzuar syzet atij”, ka thënë Beqaj në Frontal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera