Rashiq komenton audio-incizimin mes Kusarit dhe Simiqit
Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 11 Korrik 2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, mund ta ketë bërë incizimin e publikuar dje në media mes tij dhe shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.
Por Rashiq tha se kjo bisedë tashmë e publikuar nuk e ka befasuar atë pasi sipas tij, në politikë duhet të ketë komunikim politik.
“Simiqi ka qenë aty me qëllim, duke po supozoj që ai ka pasur një rol, një detyrë për të bërë një incizim, këhstu bile po më duket kisha thënë, sepse kjo shihet që është dikund në zyre dhe ju mundeni sa i përket fuqisë së zërit ta vlerësoni kush është më afër, kush më larg mikrofonit. Kështu dhe fatkeqësisht nuk është diçka që më befason si koncept, sepse dihet që në politike ka metoda të ndryshme por disa janë morale, disa sikurse kam pritë prej tyre nuk janë normale dhe çfarëdo lloj komunikimi që bëhet në aspektin e tillë, është për mua keqpërdorim kështu të një besimi politik”, tha ai.
Tutje Rashiq i cilësoi këto biseda si normale dhe si konsultime politike për të cilat ai tha se, janë të zakonshme jo vetëm për shefat e Grupeve Parlamentare por edhe për president, kryeministra e ministra.
“Hipotetikisht nuk është problem kur ju bisedoni si psh shefja e grupit më të madh në parlament me shefin e grupit tjetër parlamentar, dhe kjo normalisht po bëhet për çdo ditë dhe është esenca e parlamentarizmit, është normale pasi që nuk i di detajet që ta analizojmë pak më në thellësi këto biseda të tilla janë të zakonshme. Bile duhet të dini që ka një pjesë që thuhet konsultime me partitë politike, që thotë jo vetëm shefi i grupit, por po ashtu qoftë edhe kryeministri, presidenti, qoftë ministra, kanë konsultime të cilat janë nëse munden të gjejnë zgjidhjen e ndonjë problematike të caktuar. Përndryshe unë nuk e shoh abnormale të them kështu sa i përket tentimit të bisedes prej anës së Mimozes drejt Simiqit”, tha Rashiq.
Ai përmendi edhe raste ku në të kaluarën sipas tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte quajtur Radoiçiqin si mik të shtëpisë.
“Në përgjithësi ai person ka ardhur si imponim i dikujt tjetër dhe atë person e kemi trashëguar të gjithë ne, duke ju përfshirë edhe ju sepse imponimi ka ndodhë prej jashtë dhe kjo ka ndodhë duke nisur prej vitit 2013. Dhe që të sqarohemi edhe njëherë në 2013 me nënshkrimin e parë të marrëveshjes së Brukselit këtë lirinë e shprehjes ose “veprimit politik”, i cili në këtë rast inkorporon në politik kriminel ka qenë i inkorporuar së bashku me këtë marrëveshjen, e pastaj ai rrjeti prej 2013-tës, është fuqizuar dhe në fund të 2022-ës, është diçka që është trashëguar e cila me çdo dyshim po iu tregon edhe këtë incizim nëse kam dëgjuar që po përmendet figura e Radoiçiqit si negociator. Dhe po ua rikujtoj se para Mimozës ose me thënë shumë më herët Mimozes prej vitit 2017, 2018, 2019 e ka lloj lloj të ndryshëm të përfaqësimit të lartë që unë do ti citoj tash, psh ish-kryeministri ka thënë bukfalisht ka qenë mysafir në televizionin në Çagllavicë është “Slobodno Srbski”, i cili ka thënë që Radoiqiqin e ka mik të shtëpisë, kryeministri zoti Haradinaj, dhe kjo është një info e vjetër. Prandaj jo vetëm ajo që ai është i vetmi që ka pasë guxim të tregoj një gjë të tillë por ju e dini që në forma të ndryshme dhe duke nisur nga zotëri Thaçi deri te tjerët, kanë deklaruar se kanë një bashkëpunim dhe kjo ka qenë jo vetëm në formën verbale por në formën politike”, shtoi ai./teve1.info./

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...

































