Lajme

Protesta në Graçanicë, policia njofton për bllokimin e rrugës kryesore

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 27 Qershor 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si shkak i protestës së paralajmëruar për sot rruga kryesore në Graçanicë do të jetë e bllokuar.

Sipas njoftimit, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, policia do të ridrejtojë trafikun për automjetet.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më tej, policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta, të njëjtit të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy