Studimi: Një e pesta e popullsisë së botës do të kërcënohet nga nxehtësia ekstreme deri në vitin 2100
Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 19 Qershor 2023
Në fund të shekullit, më shumë se dy miliardë njerëz do të jetojnë në vende ku i nxehti ekstrem do të jetë kërcënues për jetën, thonë studiuesit në Evropë dhe Kinë.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi, një e pesta e popullsisë së botës do të përballet me këtë kërcënim.
Studiues nga Kina, Holanda dhe Britania paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme do ta bëjë jetën të padurueshme në pjesën jugore të globit.
Sipas raportit “Kostoja Njerëzore e Ngrohjes Globale”, të publikuar në revistën “Nature Sustainability”, disa zona në Indi, Nigeri dhe Indonezi do të bëhen pothuajse të pabanueshme për shkak të nxehtësisë ekstreme.
India tashmë po përballet me valë të nxehtësisë ekstreme, duke lëshuar këtë vit paralajmërime për pasojat e rënda nga temperaturat e larta në shtatë shtete qendrore dhe jugore të vendit.
Tim Lenton, profesor në Universitetin Exeter dhe një nga autorët e raportit, thotë se edhe vendet e Evropës do të bëhen më të thata nga rritja e temperaturave. Ai i përshkruan zonat që do t’i mbijetojnë mirë nxehtësisë si të favorizuara.
“Temperatura dhe reshjet së bashku ndërtojnë një strukturë interesante që krijon kushtet për një jetë të mirë për njerëzit në zonat më të ftohta. Zonat me temperatura të larta nuk janë të mira për jetën, ndërsa ato që ndikohen nga shirat monsune, i nxehti dhe lagështia ofrojnë kushte më të mira për jetën. Dhe situata është e rëndë në zonat me temperatura shumë më të larta“, thotë zoti Lenton.
Sipas vlerësimeve më konservatore të studimit, në vitin 2100 temperatura do të arrijë 2.7 Celsius mbi nivelet që ishte në periudhën para zhivillimit industrial.
Studimi thotë se dy miliardë njerëz do të jetonin në kushte klimatike kërcënuese për jetën. Profesor Lenton thotë se më pak se një për qind e njerëzimit aktualisht jeton në vende me nivel të rrezikshëm të nxehtësisë, por studimi tregon se ndryshimi i klimës tashmë e ka nxjerrë nëntë për qind të popullsisë së botës, ose më shumë se 600 milionë njerëz, jashtë zonës së favorizuar.
Ai thotë se njerëzimi duhet të përqendrohet në përpjekjet kundër ngrohjes globale tani për të shpëtuar miliarda jetë në të ardhmen.
“Kufizimi i rritjes së ngrohjes globale me një gradë Celsius do të kishte një rëndësi shumë të madhe sepse do të shpëtonte 140 milionë njerëz nga nxehtësia e padurueshme. Pra, është një sasi spektakolare për t’u fituar përmes veprimeve më vendimtare klimatike që mund të merren tani.”
Dr. Friederike Otto, shkencëtare klimatike nga Instituti Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Kolegjin Imperial të Londrës, e cila nuk është anëtare e ekipit që përpiloi raportin, thotë se shumë njerëz tashmë po vdesin nga nxehtësia ekstreme.
“Ajo që thekson ky raport është se me rritjen e nxehtësisë ekstreme, do të rritet edhe numri i njerëzve që do të jetojnë në kushte të rrezikshme dhe i atyre që do të vdesin nga nxehtësia ekstreme.”
Zonja Otto thotë se ka një arsye të mirë pse valët e të nxehtit ekstrem quhen vrasës të heshtur.
“Shpesh nuk i vërejmë këto vdekje sepse njerëzit nuk vdesin në mes të rrugës. Por, zakonisht të varfërit dhe ata që jetojnë në banesa me kushte jo të mira vdesin në shtëpitë e tyre dhe më vonë bëhen pjesë e statstikave mbi pasojat e ngrohjes globale”, thotë ajo.

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...

































