Lajme

​Konkursi për policë në veri, Hoxha: Ka përfunduar, kanë aplikuar numër i mjaftueshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 06 Qershor 2023

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se ka përfunduar konkursi për policë në veri. Ai nuk ka dhënë detaje se sa është numri i kandidatëve që kanë aplikuar për këtë konkurs, veçse tha se ky është numër i mjaftueshëm.

Kështu njoftoi ai pas përfundimit të komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, ku diskutimi për situatën në veri është bërë me dyer të mbyllura.

Hoxha: Kanë aplikuar numër i mjaftueshëm

-Advertisement-

“Ka përfunduar (konkursi për policë) dhe kanë aplikuar numër i mjaftueshëm”, është përgjigjur shkurt ai para mediave.

Me fillim të raportimit para anëtarëve të komisionit, drejtori i Policisë ka kërkuar që diskutimi për veriun të mos jetë i hapur për media.

Paraprakisht ai deklaroi se tre muajt e fundit nuk është paguar rrezikshmëria në punë për policët, duke shtuar se presin që gjatë këtij muaji të ndodhë një gjë e tillë. Ai ka folur edhe për mungesën e uniformave, ku u shpreh se ka të bëjë me procedura të tenderimit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy