Lajme

Osmani merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 03 Qershor 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdoğan, Osmani, e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

Ndryshe, Osmani ditë më parë, ka uruar presidentin Erdoğan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy