Lajme

Bërnabiq: Nuk kam asnjë fjalë të mirë për BE-në dhe KFOR-in, ata u vonuan shumë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 29 May 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit, duke thënë se nuk ka asnjë fjalë të mirë për Bashkimin Evropian dhe KFOR-in, pasi sipas saj reagimi i tyre ishte i vonë.

Ajo ka thënë se situata në Kosovë është e vështirë teksa ka kritikuar ndërkombëtarët.

“Faleminderit popullit tonë në Kosovë që është dinjitoz deri në atë masë sa është mahnitëse, që është paqësor, që ka bërë rezistencë jo të dhunshme, që ka luftuar për emrin dhe mbiemrin e tyre, për shtëpitë e tyre dhe për vendin e Serbisë. Duket se njësitë speciale të Forcave të Kosovës do ta bënin, dhe duket se KFOR-i dhe NATO-ja mezi prisnin që serbët të bënin diçka për të reaguar. Nuk kam asnjë fjalë të bukur për të thënë për partnerët tanë në BE dhe KFOR, reagimi i tyre ishte shumë vonë, ata duhej të ishin të premten si sot.” – ka thënë ajo, raporton N1.

-Advertisement-

Më tej, ajo nuk ka treguar se si do të veprohet tutje teksa ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur thirrur takime për sot dhe ka pasur thirrje gjatë natës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera