Lajme

Qeveria e miraton draftin e Strategjisë së Mbrojtjes së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 24 May 2023

Qeveria e ka miratuar sot në mbledhje draftin e Strategjisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kjo strategji ofron drejtimin kryesor për organizimin e sistemit të mbrojtjes për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve në Kosovë.

“Në këtë dokument përcaktohen objektivat kryesore mbrojtja dhe sovranitetit të territorit të vendit, modernizimi i kapaciteteve ushtarake, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral, anëtarësimi në organizata dhe pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare, si dhe avancimi i bashkëpunimit në NATO dhe mekanizmat e saj në Kosovë”, ka thënë Mehaj

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera