Haziri: Qeveria ka marrë obligime, çdo vonesë në lidhje me draft-statutin e Asociacionit, në dëm të Kosovës!
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 23 Maj 2023
Bashkësia Ndërkombëtare ka shtuar ‘presionin’ ndaj Kosovës për fomimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha pak ditë më parë se po presin versionin e Kosovës për Statutin e Asociacionin.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në lidhje me këtë çështje tha se Qeveria me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit ka marrë obligime për draft-statutin dhe implementimin e saj dhe se çdo vonesë është në dëm të Kosovës.
“Kosova ka marrë obligime me zbatu, Serbia nuk ka qasje në Asociacion as në draft-Statut. Marrëveshjen e ka ratifiku Kosova në vitin 2013, ka marrë obligime ndërkombëtare dhe këto obligime ndërkombëtare tash e 10 vjet si ka zbatu. Kjo Qeveri me nënshkrimin e marrëvshjes së Ohrit ka marrë obligime për draft-statutin dhe për implementin, kështu që çdo vonesë është në dëm të saj” tha Haziri.
I pyetur në lidhje me moszbatimin e marrëveshjevetë arritura nga Serbia, Haziri u përgji kështu.
“Serbia ka shumë probleme dhe në kuptimin e angazhimeve dhe lobimeve për çnjohje dhe pengim të Kosovës në ecjen e saj ndërkombëtare por është problem i saj. Ne kemi partner më të fuqishëm që mund ta neutralizojnë sepse Serbia nuk do të ndalet asnjëherë. Do të krijojë përshtypjen gjithmonë që po ndalet, po abstenon por në fakt ka me vepru gjithmonë kundër pavarësisë së Kosovës” tha Haziri, për “Gazeta Blic”
Në takimin e mbajtur në Bruksel me 2 maj ndërmjet kryeminsitrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, Ekipi Menaxhues, prezantoi draft-statutin e Asociacionit.
Ky draft nuk u pranua dhe u cilësua i jashtëligjshëm dhe jo në përputhje me Kushtetutën nga kryeministri Kurti.
Një ditë pas takimit të Brukselit, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkarkoi nga detyra katër anëtarët e këij ekipi.
Ndërkaq se kur pritet të formohet ekipi i ri , Krasniqi dha këtë përgjigje.
“Nuk besoj që duhet të ketë më ekip të ri. Drati është prezantu, ai draft nuk është relevant, kryeministri Kurti ka prezantu një vizion të Qeverisë dhe ajo është e rëndësishme për ne”, deklaroi minsitri Krasniqi.

T� tjera
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...


































