KMDLNJ: Vend për pushim dhe relaksim i quajtur Kuvendi i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 23 May 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ, përmes një reagimi publik ka thënë se po bëhen tri javë që Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë.
Në reagimin thuhet se përkundër se nuk mbajnë asnjë seancë, deputetë vazhdojnë të kenë përfitime të shumta.
“Kemi hyrë në javën e tretë kur Kuvendi i Kosovës nuk e ka mbajtur asnjë seancë ndonëse ka pika të rendit të ditës të bartura edhe nga viti 2022. Në anën tjetër, me Rregulloren e re të Kuvendit
kemi përfitime të ndjeshme, që nga kryetari i Kuvendit i cili, përfiton thuaja 80% më shumë krahasuar me më parë.
Linja e përfitimeve përfshinë edhe nënkryetarët, deputetët dhe të tjerët puna e të cilëve ndërlidhet me Kuvendin e Kosovës. Rritja e përfitimeve në vendet normale kryesisht kushtëzohet me rritje të punës dhe përgjegjësive si dhe performancës që vlerësohet si e suksesshme ndërkaq, në rastin e Kuvendit të Kosovës kjo rritje është shkelje e standardeve minimale të moralit sepse kjo rritje është në kundërshtim të plotë me punën që e bëjnë përfituesit, të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm duke filluar nga kryetari i Kuvendit që po i prinë këtij shpërdorimi institucional, moral dhe material”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim thuhet se, në Kosovë pjesa e madhe e qytetarëve të saj po përballet me probleme të mëdha ekzistenciale prandaj një numër i madh i tyre po kërkon shpëtim përmes largimit nga vendi, numri i të cilëve kapë shifra alarmante.
“Kategoritë e margjinalizuara (pensionistët, përfituesit e ndihmave sociale, veteranët e luftës dhe kategoritë përfituese nga lufta) marrin kompensim simbolik apo kompensim social në kohën kur pikërisht këta e përbëjnë pjesën më të madhe të votuesve, deputetëve aktualë të Kuvendit të Kosovës, të cilët, në vend se ta përfaqësojnë vullnetin e votuesve, e shpërdorin besimin që iu është dhënë.
Çuditërisht, askush nuk doli në Kuvendin e Kosovës të kundërshtoi këto përfitime të pamerituara dhe të kërkojë përkrahje më të madhe për kategoritë e margjinalizuara. KMDLNj –ë ka pritur që
Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës do të garantojë rend dhe rregull duke sanksionuar mospunën kronike në këtë “Tempull të Popullit“ e jo të ofrojë përfitime përrallore për mospunën,
mungesën e seriozitetit dhe bllokimin e punës në Kuvendin e Kosovës”
KMDLNJ shton tutje se “tash, pas miratimit të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës që ua trashë lëngun të gjithë përfituesve, jo që nuk po mbahen seanca me një dinamikë të përshpejtuar për ta kompensuar kohën e humbur por, siç ndodhi në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, nuk u sigurua kuorumi as për mbledhje të Kryesisë në të cilën do të përpilohej rendi i ditës për seancën e radhës”
“Kuvendi i Kosovës ka mandat kushtetues dhe ligjor ta mbikëqyrë punën e qeverisë së Kosovës dhe po ndodhë pikërisht e kundërta; Qeveria e Kosovës është bërë më Kuvend se vet Kuvendi i
Kosovës kurse kryefolësi i Kuvendit është bërë zëdhënës i qëndrimeve politike të qeverisë së Kosovës duke respektuar rreptësishtë hierarkinë; se pari deklarohet kryeministri pastaj, me një
vonesë të vogël ia vërteton kryefolësi i Kuvendit”.
Më tej, KMDLNj –ë thekson se nuk e beson se ka Kuvend më përtac në rajon e që ka përfitime më të mëdha.
“KMDLNj –ë nuk e ka të qartë pse deputetët dhe udhëheqja e Kuvendit duhet të kompensohen shtesë për punët që përfshihen në përshkrimin e vendit të punës.
Gjithashtu nuk është aspak i qartë qëllimi pse po vepron në këtë mënyrë Kuvendi i Kosovës; a duan ta përfundojnë mandatin duke i rënë flladit apo duan të provokojnë zgjedhje të reja në një
moment kur e vlerësojnë si të përshtatshëm për këtë?”.
Të tjera
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...