Kuvendi në “gjumë”, dy javë asnjë seancë parlamentare
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 20 May 2023
Kanë kaluar dy javë dhe Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë. Ndonëse presin shumë projektligje për t`u miratuar, përfaqësuesit e popullit nuk janë mbledhur për t`i diskutuar.
I gjithë sesioni pranveror parlamentar është karakterizuar me ndërprerje dhe shtyrje të seancave në mungesë të kuorumit. Kjo ka bërë që të shtohen kritikat ndaj Kuvendit, duke u cilësuar si institucion jofunksional.
Opozita dhe monitoruesit e punës së Kuvendit për këtë mosefikasitet të organit më të lartë legjislativ gishtin po e drejtojnë nga partia në pushtet, e cila e ka shumicën në Kuvend.
Përmes një analize, KDI ka vlerësuar se mungesa e kuorumit në seancat e Kuvendit është shndërruar në problem serioze.
“Vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti, tri seanca janë ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa nuk ka pasur kuorum për votim në shtatë seanca. Nga praktika e ndërprerjes së seancave, tash e dy javë Kuvendi ka shkuar një hap tutje duke mos organizuar fare seanca për shkak të mungesës së kuorumit”, është thënë në analizën e KDI-së, duke shtuar se me të njëjtën problematik janë përballur edhe komisionet parlamentare.
“Me mungesë të kuorumit janë përballur edhe komisionet parlamentare. Vetëm gjatë sesionit pranveror kanë dështuar pesë mbledhje të komisioneve si shkak i mungesës së kuorumit. Deputetët që kanë munguar kanë qenë nga pozita dhe opozita ndërsa si arsye herë janë dhënë udhëtimet e deputetëve, por shpesh herë arsyet nuk kanë qenë të ditura”, ka vlerësuar KDI.
Shumica e paaftë
Përfaqësuesit e opozitës për mungesën e seancave e kanë fajësuar partinë në pushtet. Ata kanë thënë se mos thirrja e seancave dhe mungesa e kuorumit tregon për paaftësinë e partisë së Albin Kurtit.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë për gazetën Nacionale se ekzistojnë dy arsyeje që Kuvendi është defunksionalizuar.
“Janë dy arsye kryesore pse Kuvendi i Republikës është defunksionalizuar. Më e rëndësishmja është sepse Kryeministri i Republikës së Kosovës po e margjinalizon dhe relativizon vazhdimisht Kuvendin e Republikës. Po i njëjti që si opozitar e portretizonte Kuvendin si organin më të lartë dhe më të rëndësishëm në emër të republikës parlamentare”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se paaftësinë e kësaj shumice e ka konstatuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Madje, Kryeministri Kurti po e margjinalizon më së shumti republikën parlamentare në çështjen e negociatave të tij me Serbinë. Arsyeja e dytë është paaftësia e shumicës parlamentare, siç e dëshmon edhe vet kryekuvendari që buron nga kjo shumicë parlamentare”, ka thënë ajo.
Kërkohen ndëshkime për deputetët
KDI-ja në analizën për për punën e Kuvendit ka vlerësuar se mungesa e deputetëve po ndodh edhe për shkak të mosndëshkimeve.
Sipas analizës, dënimet që jepen për deputet janë shumë të buta.
“Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit si dhe Rregullorja e Kuvendit, parasheh që një deputet e humb mandatin vetëm nëse mungon gjashtë (6) muaj rresht në seancat e Kuvendit. Po ky ligj përcakton ndalesë të kompensimit për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca apo komisione për shkaqe të paarsyeshme. Tutje aty thuhet që “Deputeti është i detyruar të marrë pjesë në seancat plenare dhe në mbledhjet e organeve ndihmëse të Kuvendit, në të cilat ai është anëtar dhe nëse ai për një arsye nuk mund të marrë pjesë, duhet të njoftojë me kohë kryetarin e Kuvendit dhe të prezantojë arsyet e mungesave”, është thënë në KDI.
KDI-ja ka kërkuar nga organet e Kuvendit që të aplikohen në mënyrë të rregullt ndëshkimet ndaj deputetëve të papërgjegjshëm.
“Mëditja për pjesëmarrje në seancë është 200 Euro. Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit duhet të aplikojnë në mënyrë të rregullt ndëshkimet sipas legjislacionit n fuqi për deputetët të cilët nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit”, ka vlerësuar KDI-ja.
Të premten është bërë me dije se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën, ku do të vendoset për mbajtjen e seancës se radhës të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...