Përfaqësuesi i Britanisë në Këshillin e Evrops: Kosova është shumë afër të bëhet anëtare e KE-së, i duhet pak lobimi
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 19 Maj 2023
Kosova është shumë afër të bëhet anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Evropës, John Howell.
Politikani britanik, tregon se në këtë proces, Britania e Madhe e ka mbështetur fuqishëm Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare.
Megjithatë, Howell thotë se tani i takon Kosovës që të lobojë më shumë tek ato shtete që janë më të rezervuara sa i përket anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
“Mbi 30 shtete votuan dhe e mbështeten aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Mendoj se për një periudhë të shkurtër kohore, Kosova do të bëhet anëtare më të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Jam shumë optimist për këtë çështje. Duhet ta dini që Mbretëria e Bashkuar është duke e mbështetur fuqishëm Kosovën në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Tani Kosovës i takon që ta bëjë pjesën e saj, të lobojë tek ato shtete që janë më të rezervuara sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thotë ai.
Politikani konservator thotë se Serbia duhet t’i respektoj marrëveshjet e arritura me Kosovën, dhe të mos e pengojë këtë të fundit për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.
Sipas tij, me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton edhe shteti serb.
“Serbia duhet t’i respektoj marrëveshjet dhe të mos e pengoj Kosovës të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Në këtë situatë nuk do të përfitonte vetëm Kosova, por edhe Serbia, sepse kjo do të mundësonte një komunikim më të mirë mes të gjitha shteteve që janë anëtare të Këshillit. Serbia nuk ka çfarë të humbas këtu sepse të gjithë përfitojnë duke qenë anëtarë të barabartë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe duke qenë subjekt i konventës”, thotë politikani britanik.
Kujtojmë që në muajin Prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, mori vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës./Tëvë1

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...



































