Ekskluzive: Zbulohet komunikimi që MPB-ja pati me ShSKUK-në për të larguar Basri Sejdiun nga lista, ani pse mori dritën e gjelbër nga Ambasada Britanike
Autori: Hateme Smajli 15:33 | 17 May 2023
Me datën 15 maj u publikua lista e ngushtë për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe Basri Sejdiu i cili u largua nga kjo listë vetëm një ditë më pas.
E gjithë kjo pas një komunikimi që burimet njerëzore të ShSKUK-së patën me Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të udhëhequr nga Xhelal Sveçla.
Gazeta Infokus ka siguruar këto komunikime ku paraprakisht zyra për burime njerëzore i është drejtuar për sqarim Ministrisë së Punëve të Brendshme pasi lista u bë publike, mirëpo duke theksuar se Ambasada Britaneze i kishte dërguar burimeve njerëzore një opinion specifik ku thuhet se aplikacioni i Basri Sejdiut duhet të kualifikohet pasi i plotëson kriteret.
Me një përgjigje në kohë reale, Ministria e Punëve të Brendshme sot rreth orës 13:00 i ka kthyer përgjigje burimeve njerëzore të ShSKUK-së duke e konsideruar të kundërligjshme që emri i Basri Sejdiut të jetë pjesë e garës.
Kjo pavarësisht që aplikimi i tij kishte marrë dritën e gjelbër nga “Group for Legal and Political Studies” të cilët janë angazhuar për këtë konkurs nga Ambasada Britaneze.
Në emailin më poshtë MPB-ja në “opinionin” e saj duke u thirrur nga disa ligje ka vendosur që “Aplikimi i z. Basri Sejdiu nuk përmbushë kërkesat ligjore për të kaluar në fazat tjera të testimit dhe vlerësimit të njohurive”.
Derisa është edhe një emër tjetër që është hequr nga lista.
Ndërsa në emailin e fundit burimet njerëzore të ShSKUK-së falënderojnë MPB-në për kthimin e përgjigjes në kohë reale dhe njoftojnë se do të bëjnë ri publikim e listës duke larguar Basri Sejdiun e Gëzim Shalën , këtë të fundit për mungesë dokumentacioni.
E për të gjithë këtë nuk ishte njoftuar, Basri Sejdiu deri në momentin e ri publikimit të listës pa emrin e tij.
Avokati i Sejdiut, Florim Shefqeti ka thënë për Gazetën Infokus se një opnion i MPB-së nuk mund të jetë mbi ligjin andaj do të vazhdojnë me proceduar ligjore për të ndjekur deri në fund këtë rast dhe nëse është nevoja do të bëjnë edhe kallëzim penal.
Ai ka hedhur dyshimet e tij se kjo është bërë qëllimisht për të “favorizuar” ndonjë kandidat tjetër.
“Pra e kanë nxjerr një opinion përmes të cilit këta tash po ja mohojnë të drejtën me apliku sepse qenka në kundërshtim me ligjin. Për kandidatin tjetër e dimë që ka shërbyer në ministri të Shëndetësisë ma herët. Mirëpo në këtë rast është e thjeshtë sepse ligji është shumë i qartë. Dhe një opinion i MPB-së nuk mund të jetë mbi ligjin por ne do ta ndjekim si rast, sepse kemi dërguar kërkesë në ShSKUK, për qasje në dokumente publike dhe sapo ta marrim qasjen do të paraqesim padi për masën e shtyrjes së vendimit të çfarëdo opinioni ose vendimi po ashtu nëse do të ketë nevojë në procedurë do të bëjmë edhe kallëzim penal. Përderisa zyra e burimeve njerëzore ka thënë se çdo gjë është në rregull që në fakt edhe është në rregull me ligjin atëherë një farë qëllimi tjetër veç po duket këtu. Nuk e di në aspektin politik çfarë mundet me pas por aspekti ligjor është tamam sepse nuk mundet opinioni me qenë mbi ligjin”, ka përfunduar ai.
Gazeta Infokus ka raportuar sot se Elvir Azizi, kandidati tjetër në listën për drejtor të QKUK-së është përveç ish ekspert në Ministrinë e Shëndetësisë edhe daja i bashkëshortes së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Infokus/
LEXO EDHE: Ekskluzive: Edhe daja i gruas së Mefail Bajcinovcit po synon postin e drejtorit në QKUK
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...