Zbardhen detaje të reja: Si po mundohet pushteti të largojë nga lista për drejtor të QKUK-së, Basri Sejdiun duke “favorizuar” dajën e gruas së Mefail Bajqinovcit
Autori: Hateme Smajli
14:44 | 17 May 2023
Me një “opinion” të Ministrisë së Punëve të Brendshme në krye me Xhelal Sveçlën, Basri Sejdiu u largua sot nga lista e ngushtë në garën për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sejdiu u largua nga kjo listë pasi dje iu publikua emri dhe burimet njerëzore të ShSKUK-së nuk i kishin paraqitur asnjë problem apo arsye pse ai nuk mund të jetë pjesë e kësaj liste.
Mirëpo sipas avokatit të Sejdiut, Florim Shefqeti, sot përmes një emaili – opinioni dërguar burimeve njerëzore në ShSKUK, është vendosur largimi i Sejdiut nga lista pasi sipas këtij opinioni garimi i tij është në kundërshtim me ligjin.
Shefqeti ka thënë për Infokus se fillimisht para dy viteve, ish drejtorit të QKUK-së i ishte organizuar dhe shqiptuar një masë disiplinore, dhe sot emri iu largua duke u thirrur në atë masë që sipas tij është krejtësisht në kundërshtim me ligjin.
Sipas avokatit e gjithë kjo erdhi pasi u bë publik emri i Sejdiut si pjesë e listës për të parin e QKUK-së duke qenë se pushteti “ka një kandidat tjetër”.
“Këtu fillimisht ja patën organizuar një farë procedure disiplinore Basrisë, ma moti para një viti e gjysmë ose dy edhe ja kanë shqyrtuar një masë disiplinore. Por masa disiplinore nuk është largim nga shërbyesit civil, dhe sipas ligjit për zyrtarë publikë nenit 8 paragrafit 1.6 i cili u bart edhe kriter i konkursit që thotë të mos ketë masë disiplinore të largimit nga zyrtar publikë. Dhe duke qenë kaq e pastër situata, burimet njerëzore brenda ShSKUK-së e kanë fut në listën për kandidatë e kanë verifikuar kanë pasur edhe pjesëtarë të GPL-së edhe mandej kur e kanë kuptuar ‘këta’ se ishte edhe një lajm që po dëshirojnë me e bë dikë tjetër janë qu edhe e kanë kërkuar një opinion në Ministri të Punëve të Brendshme dhe ata kanë kthyer përgjigje duke thënë se nuk ka të drejtë për të aplikuar”, ka thënë avokati i Sejdiut.
Mirëpo Shefqeti ka theksuar se një opinion i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se nëse është e nevojshme d o të bëjnë edhe kallëzim penal që emri i Sejdiut të kthehet në listë.
“Pra e kanë nxjerr një opinion përmes të cilit këta tash po ja mohojnë të drejtën me apliku sepse qenka në kundërshtim me ligjin. Për kandidatin tjetër e dimë që ka shërbyer në ministri të Shëndetësisë ma herët. Mirëpo në këtë rast është e thjeshtë sepse ligji është shumë i qartë. Dhe një opinion i MPB-së nuk mund të jetë mbi ligjin por ne do ta ndjekim si rast, sepse kemi dërguar kërkesë në ShSKUK, për qasje në dokumente publike dhe sapo ta marrim qasjen do të paraqesim padi për masën e shtyrjes së vendimit të çfarëdo opinioni ose vendimi po ashtu nëse do të ketë nevojë në procedurë do të bëjmë edhe kallëzim penal. Përderisa zyra e burimeve njerëzore ka thënë se çdo gjë është në rregull që në fakt edhe është në rregull me ligjin atëherë një farë qëllimi tjetër veç po duket këtu. Nuk e di në aspektin politik çfarë mundet me pas por aspekti ligjor është tamam sepse nuk mundet opinioni me qenë mbi ligjin”, ka përfunduar ai.
Gazeta Infokus ka raportuar sot Elvir Azizi, kandidati tjetër në listën për drejtor të QKUK-së është përveç ish ekspert në Ministrinë e Shëndetësisë edhe daja i bashkëshortes së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Infokus/
Ekskluzive: Edhe daja i gruas së Mefail Bajcinovcit po synon postin e drejtorit në QKUK

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































