Ministri Krasniqi: Pos Atiqit, jemi në koordinim e sipër që edhe tre kryetarët tjerë në veri ta japin betimit
Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 17 Maj 2023
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se janë në koordinim edhe me kryetarët e tri komunave të tjera veriore që ata ta japin betimin.
Krasniqi në një prononcim për Klankosova.tv tha se ministria të cilën ai e udhëheq nuk vendos për datën, por vetëm për organizimin e procedurës, siç ka bërë me Mitrovicën e Veriut dhe kryetarin e zgjedhur Erden Atiq.
“MAPL nuk vendos as për datën e as për proceset e tjera. Ne i kemi takuar si ministri katër kryetarët dhe jemi dakorduar që me ta t’i koordinojmë këto procese. Kryetari i Mitrovicës Veriore e ka dërguar ftesën për dhënien e betimit për të premten në orën 11:00 dhe komunat e tjera janë në koordinim e sipër”, është shprehur Krasniqi.
I pyetur se a mund të ketë incidente të premten gjatë betimit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Krasniqi tha se janë kujdesur për procesin.
“Unë si ministër jam përgjegjës për organizimin e procedurës, që ta mbështes kuvendin dhe kryetarin. Këto pjesë s’janë përgjegjësi e ministrisë sonë. Si qeveri jemi të përkujdesur për të gjithë procesin”, tha Krasniqi.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...

































