Lajme

Pranohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit: Një dokument shtohet në listën e provave

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 16 Maj 2023

Trupi Gjykues pranoi sot kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për shtimin e një dokumenti në listën e provave. Prokuroria Speciale e kundërshtoi këtë, por aprovimi, megjithatë, u bë.

Gjykatësi Charles Smith III bëri të ditur se para se të vijojë me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt, do të diskutohet edhe një çështje tjetër, e cila do të trajtohet në një seancë private.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill të këtij viti, me deklaratat hyrëse të mbrojtjes dhe të Prokurorisë Speciale që i akuzon ata për krime të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy