9 maji – Kosova buzëqesh, Evropa na llapangjesh
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 09 May 2023
Nga viti 1800 deri në vitin 1945 Franca dhe Gjermania ishin lodhur duke luftuar mes vete. Luftës për primat në Evropë nuk po i shihej fundi. Për t’u ngritur një perandori, duhet të bjerë një tjetër. Gjersa luftërat në Evropë dhe ato mes mes Evropës e Azisë po i fundosnin këto dy kontinente, ato po ngritnin një kontinent tjetër. Po ngritnin SHBA-të. Kulminacioni i shkatërrimit të Evropës dhe Azisë ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore ku përfundimisht ranë si fuqi Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Japonia e Kina. Bota arabe, Turqia e India nuk kishin qenë faktorë as para e as pas Luftës së Dytë Botërore. BRSS lindi si Superfuqi, por si e tillë i duhej SHBA-së vetëm për aq kohë derisa të paqëtohej Evropa. Ç’ështja s’ishte se a do të binte BRSS si superfuqi, por vetëm kur dhe sa shpejtë do të binte ajo siç në fakt edhe ra në 1990.
Të kthehemi te Evropa e shkatërruar e vitit 1945. Më 8 maj 1945 Franca çlirohet nga pushtuesi nazist. Sikur të mos ishte SHBA, Franca, Evropa dhe Rusia do të flisnin sot gjermanisht, ashtu siç Kina dhe tërë Azia Juglindore do të flisnin japonisht. Ashtu siç SHBA ndihmoi Kosovën për ta çliruar nga pushtuesi serb, njëjtë e ndihmoi Francën dhe tërë Evropën Perëndimore për ta çliruar nga pushtuesi nazist. Sulmi i SHBA-së në Japoni e çliroi dhe Kinën, Korenë si dhe tërë Azinë Juglindore. Sikur mos të ishte SHBA, Kosova sot pa asnjë dyshim do të fliste e frymonte serbisht. Kaq të qarta ishin synimet e errëta serbe e ruse kundër Kosovës dhe tërë popullit shqiptar, e të cilat as sot nuk kanë ndryshuar fare.
Evropa e pas Luftës së Dytë Botërore po kërkonte shpëtim. Populli gjerman ishte më i madhi në Evropë siç është edhe sot. Evropa mund të shpëtohej vetëm nëse Gjermanisë i jepej tregu evropian, kurse Francës politika evropiane. Asgjë s’ka ndryshuar as sot. Franca propozon politia direkt përmes Parisit, kurse Gjermania vetëm përmes Brukselit. Këtë gjendje më së miri e shpjegon ish-ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fisher në librin e tij “Vitet Kuq e Gjelbër – Politika e Jashtme e Gjermanisë nga Kosova deri te 11 shtatori”. Paqja në Evropë edhe sot ruhet duke i lejuar Gjermanisë tregun e Evropës dhe Francës politikën e Evropës. Mbi 50% të eksporteve të saj, Gjermania i bën në Evropë.
Idetë dhe teoritë për rindërtimin dhe bashkimin e Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore po lulëzonin. Ndër to ishin federalizmi, funksionalizmi, neofunksionalizmi, intergovernmentalizmi, etj. Franca si fituese de jure, por jo de facto, e Luftës së Dytë Botërore, po synonte që të kishte rol drejtues në Evropën Kontinentale pa mundur ta anashkalonte Gjermaninë Perëndimore që po përjetonte bum më të madh zhvillimi ekonomik sesa Franca. Ndërkohë, Plani Marshall i SHBA-së synonte rindërtimin e tërë Evropës Perëndimore. Franca e dinte që pa përfshirjen e Gjermanisë, çfarëdo projekti evropian përpos që do të dështonte, ai s’do ta kishte mbështetjen e SHBA-së që po garantonte sigurinë e tërë Evropës Perëndimore. Kërcënimet e BRSS-së ndaj NATO-s dhe Evropës vetëm sa po e detyronin Francën të afrohej sa më shumë me Gjermaninë Perëndimore.
Prandaj, jo rastësisht Robert Schuman, Ministër i Jashtëm i Francës, propozon më 9 maj 1950 në Këshill të Evropës “një bashkim politik dhe ekonomik” të Evropës së shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, një bashkim politik dhe ekonomik para se gjithash mes Gjermanisë dhe Francës përmes bashkëmenaxhimit të thëngjillit dhe çelikut, si dy resurset kryesore për prodhimin e armëve, armë këto që kishin lodhur këto dy vende duke luftuar kundër njëra tjetrës. Dhe kështu në fakt edhe kishte ndodhur, Franca bashkë me Gjermaninë Perëndimore, Italinë dhe tri vendet e Beneluxit e bashkëthemelojnë në prill të vitit 1951 në Paris Bashkësinë Evropiane për Thëngjill e Çelik, më pas në mars të vitit 1957 në Romë bashkëthemelojnë Bashkësinë Ekonomike Evropiane dhe Bashkësinë Evropiane për Atom. Nga viti 1957 e deri në vitin 1991 kur edhe nënshkruhet Traktati i Mastrihtit ajo që njohim sot si BE quhej zyrtarisht Bashkësitë Evropiane (European Communities).
Përpjekjet për bashkimin, integrimin dhe krijimin e një identiteti evropian nuk kishin të ndalur. Më 5 maj 1964, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës kishte vendosur që 9 maji të festohej si Dita e Evropës. Ndërkohë, më 25 qershor 1985, Këshilli Evropian kishte vendosur në Milano të Italisë që data e 9 majit të festohej si Dita e Evropës edhe në BE apo në Bashkësitë Evropiane (3 sosh) siç atëbotë quhej BE. Duhet theksuar që Këshilli i Evropës nuk është institucion i BE-së, kurse Këshilli Evropian po.
Që nga viti 1985 BE e feston 9 majin si Ditën e Evropës, por pa e ndalur punën siç ndodh në Kosovë. Kosova si shteti më i ri në Evropë në vend që të gëzonte lirinë e lëvizjes së njerëzve më shpejtë se çdo vend i rajonit, ajo vazhdon të ngelet ndërgjegje e vrarë e Evropës, ngase është i vetmi vend i izoluar në Evropë. Pra, në vend që BE t’ia hapte të gjitha dyert Kosovës së bërë shkrumb e hi nga pushtuesi serb deri në 1999, përkundrazi ajo ia hapi të gjitha dyert Serbisë pushtuese dhe ia mbylli të gjitha Kosovës çliruese. Pavarësisht këtij trajtimi jo dinjitoz, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që 9 majin e ka ditë pushimi pikërisht për hir të Ditës së Evropës, pra mu asaj Evrope që vazhdon të na mbajë të izoluar. Nuk ka se si mos të quhet e tëra kjo si absurd, sepse ne i buzëqeshim Evropës e ajo si shpërblim na llapangjesh duke na mbajtur të izoluar.
Shkruan: Agron Hoti
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...