Ish-gruaja zvicerane i vjen në Kosovë dhe ia rrah bashkëshorten Pejanit
Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 09 Maj 2023
Telashet mes çifteve shpeshherë nuk marrin fund vetëm me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Jo rrallëherë ndodhin raste të tilla, në të cilat përfshihen edhe mërgimtarët. Kështu ka ndodhur së fundmi në Pejë, por këtë herë është një rast jo fort i zakonshëm.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 60-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të telasheve që ia ka shkaktua ish bashkëshortja e tij zvicerane, me të cilën ka jetuar në Zvicër kohë me parë derisa janë ndarë.
Sinjali mëson se para dy ditësh, e dyshuara ka marrë rrugën për Kosovë dhe kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, në rrugën e Vilsonit në Pejë, për t’u takuar me ish burrin, për arsye akoma të panjohura.
Sherri aty plasi dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme, kur e mori një veturë nga oborri i shtëpisë së ish burrit dhe u largua, për t’u kthyer sërish më pas. Kësaj radhe, ajo dyshohet se e ka sulmuar gruan me t cilën është martuar ish-burri i saj.
Kjo nuk është hera e parë që zviceranja ka shkuar në shtëpinë e ish burrit të saj në Pejë, por deri më tash nuk është raportuar asnjë incident.
Të njëjtat burime thonë se se rasti i fundit i ka shtyrë viktimat që të parandalojnë ndonjë të keqe më të madhe, duke e denoncuar të dyshuarën në Polici. Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë intervenuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj saj është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprat ”Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































