Lajme

​Kosova e Turqia afër marrëveshjes në fushën ushtarake të trajnimeve dhe teknikës

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 29 April 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, sot ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy vendeve, bashkëpunim ky që pritet të thellohet edhe më tej.

“Është duke u punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës”.

-Advertisement-

Ministri Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.

Turqia mbetet partner i Kosovës  në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj ka  zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës zotin  Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit zotin Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso zotin Aimé Berthelemy Simporé.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera