Lajme

36 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 28 Prill 2023

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 36.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 81 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 2 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,882 raste, kanë vdekur 3,216 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,630, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy