Lajme

Çitaku uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lindë përsëri

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 24 April 2023

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i lindur më 24 prill në vitin 1968, sot feston ditëlindjen e 55-të.

Kësaj here ditëlindja e 55-të e gjen atë larg vendit, familjes dhe miqve, pasi që Thaçi ndodhet në Hagë që nga viti 2020.

Me këtë rast, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar Thaçin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

-Advertisement-

“Urime ditëlindja President Thaçi. Dielli do të lindë përsëri.”, ka shkruar Çitaku.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera