Gratë u dhunuan seksualisht nga taksistë, pronarë shtëpish e ish bashkëshortë, dukuria më shqetësuese në Kosovë
Autori: H.Smajli
11:28 | 24 April 2023
Numri i rasteve të dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale në Kosovë po merr përmasa shqetësuese.
Për dy vite, 226 gra përjetuan tmerrin e dhunimit dhe ngacmimeve nga burrat.
Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga Policia e Kosovës, në vitin që lamë pas dhe deri në muajin shkurt të këtij viti, pati 109 raste të dhunimit.
E pre e ngacmimeve seksuale në periudhën janar – dhjetor 2022 dhe janar – shkurt 2023 ishin 117 gra.

Të dielën është raportuar se një vajzë në Ferizaj është dhunuar nga disa persona dhe ka mbetur edhe shtatzënë.
Rasti i rëndë sipas policisë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku edhe ka rezultuar se kishte mbetur shtatzënë. Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për rastin.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzëne. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, ka njoftuar policia.
Ndërsa në javën e fudnit në raportin e policisë së Kosovës, u raportuan edhe tre raste të tjera të dhunimit. Këto gra u dhunuan nga taksistë e pronarë shtëpish derisa ishin duke u munduar të shkonin në shtëpi apo të gjenin shtëpi banimi.
Në rastin që ka ndodhur të martën në Prishtinë, një grua ka raportuar se është dhunuar nga pronari i shtëpisë që donte të merrte me qera, rrugës për në këtë shtëpi.
Në lidhje me këtë rast nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Infokus se do të kërkohet masa e paraburgimit për të dyshuarin në afatin e caktuar ligjor.
“Prishtinë 18.04.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.
Ndërsa në dy rastet tjera, në Kamenicë dhe në Gjilan, gratë u dhunuan nga shoferët e taksive që supozohej të kryenin punën e tyre dhe ti dërgonin në shtëpi.
Sipas prokurorisë viktima në Kamenicë ishte edhe e mitur e u dhunua nga një 23 vjeçar, shofer taksie. Rasti kishte ndodhur derisa e mitura kishte marrë një taksi për të shkuar në shtëpi dhe gjatë rrugës sulmohet seksualisht nga 23 vjeçari.
Ndryshe, mbi 20 raste në javë raportohen për dhunë në familje, dhunim dhe ngacmime seksuale./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...



































