Azemi: Nga viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 24 Prill 2023
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se kompanitë private në vend kanë mungesë të theksuar të punëtorëve të kualifikuar.
Ai i tha se ika e të rinjve mbetet shqetësim për ta ngase veç prej viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovë.
Sipas tij, ndonëse pronarët nuk duan të deklarohen për këtë çështje mungesa ka në çdo sektorë, por edhe ka rast te tilla kur kryejnë punë që nuk janë të kualifikuar.
“Sipas informacioneve tona që mund të jenë edhe zyrtare në vitin 2021 dhe 2022, mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat të Kosovës e kanë lëshuar Kosovën, çka është më e rënda është ajo që këta punëtorë janë kryesisht punëtorë të kualifikuar të cilët, zbrazëtia e tyre në vendet e tyre të punës shkakton jashtëzakonisht humbje të mëdha, kryesisht për kompanitë private, ne jemi çdo ditë në terren dhe secili pronar i kompanisë i ka shqetësimet e veta sepse po i mungon stafi përkatës”.
“Mungesë të punëtorëve, e pronarët e kompanive nuk duan të deklarohen përndryshe mungesë të punëtorëve ka në secilin sektorë, megjithatë merreni me mend kur punëtorët e ndërtimtarisë hyn në proces të punës edhe një punëtorë i cili nuk ka asnjë kualifikim, punëtori i gastronomisë hyn në punë i cili nuk ka asnjë ditë pune praktike, andaj megjithatë po mbulohen disi por nuk mund të mbulosh punëtorin e kualifikuar me një punëtorë të pakualifikuar”, tha ai për EO.
Ndonëse thotë se ka rritje të vogël të pagave ai thotë se punëtorët teknik që kryejën shërbime edhe në institucionet qendrore paguhen deri në 180 euro.
“Ka një rritje po themi kështu të ndjeshme, me përjashtim të atyre punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, sepse shumë kompani private kryejnë punë për institucionet shtetërore, lidhen marrëveshje kontraktuale, vetëm te këto kompani nuk ka lëvizje sepse Qeveria e Kosovës, ende po i mban punëtorët e sektorit privat të Kosovës me pagën 170 euro dhe këtu kemi punëtorët teknik të cilët po e përsëris kryejnë shërbime edhe në Zyrën e Kryeministrit edhe ministrit të Financave që janë përgjegjës për rritjen e pagave, këta punëtorë marrin pagë 180 euro, kurse te tjerat shërbime megjithatë kemi një ngritje, por asesi t’i plotësojë kushtet normale te jetesës”.
Duke folur për Ligjin për Pagën minimale ai tha se Qeveria nuk ka vullnet që ta zë në zbatim këtë ligj. Ai pohon se si Sindikatë jannë kundër pagës prej 264 euro, por që asnjëherë nuk janë pyetur për këtë çështje, raporton EO.
“Ligji për Pagën minimale unë kam një bindje që vullneti jo i mirë i Qeverisë së Kosovës ka mundur ta përfundojë këtë proces, normal që Ligji i Pagave herën e parë është bërë leximi i parë, në Parlamentin e Kosovës, është kthyer që Qeveria e Kosovës të bëjë disa përmirësime. Megjithatë ne e kemi thënë për pagën që e ka propozuar Qeveria e Kosovës, në një mënyrë të njëanshme më mirë le të mbetet kështu se sa të thotë e kam rritur pagën në 264 euro sepse ai nuk po na hyn në punë më neve”.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...



































