Draft Statuti i Asociacionit prezantohet në takimin e 2 majit, Lajçak Kurtit e Vuçiqit: Ejani të përgatitur
Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 23 April 2023
Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për qëllimin e takimit 2 majit të nivelit të lartë ne mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se në takimin e 2 majit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq do të prezantohet aneksi i marrëveshjes së Ohrit. Ka kërkuar nga të dyja palët të shkojnë në takim të përgatitur.
Poo ashtu do të miratohet edhe deklarata për Personat e Zhdukur që ishte arritur si marrëveshje në nivel kryenegociatorësh.
”Me takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj, kjo është një kohë e përgatitjeve intensive. Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë një takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Agjenda do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimin e draft Statutit të parë të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues dhe çështjet aktuale. Prandaj ne presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit”, ka shkruar Lajçak në Facebook, të dielën.
Lajçak po ashtu ka treguar për takimet e tij të realizuara që lidhen me çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.
”Në fillim të kësaj jave në Bruksel, u takova me komandantin e KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Ristuccia për të përditësuar njëri-tjetrin në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Unë e vlerësoj bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe njohuritë e tij të vlefshme për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në veri të Kosovës. Kam pasur një takim edhe me kryetarin e Seksionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social Dimitriadis. Unë jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tij në Dialog dhe vlerësoj përpjekjet praktike të KESE-së në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia më 18 mars arritën një marrëveshje në Ohër, ndonëse nuk u nënshkrua.
Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga dy partitë opozitare PDK dhe LDK se përmes marrëveshjes së Ohrit ka pranuar implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilët e kishte kundërshtuar gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Të tjera
-
Analistët politikë: Qeveria Kurti pa program të qartë, po synohet përçarja e opozitës
Qeverinë aktuale të Kosovës, analistët e përshkruajnë me një notë kaluese shu...
-
Gërvalla takohet me O’Brien, flasin për raportet Kosovë-SHBA, synimet euro-atlantike e sigurinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit ...
-
Haradinaj: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje nëse Kurti jep dorëheqjen
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dekla...
-
Vuçiq: Maqedonia e Veriut më god*iti fort që votoi për rezolutën për Srebrenicën
Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se e kishte të vështirë të duronte fakti...
-
Ana Bërnabiq me letër propaga*ndistike kundër avancimit të Kosovës në NATO
Kosova do të jetë në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do t...
-
Linjat e trenave të mallrave Kinë-Evropë i kalojnë 90,000 udhëtime
Të shtunën në mëngjes, një tren i ngarkuar me mallra të ndryshme u nis nga qy...
-
Hoxhaj: Spanjës e as shteteve të tjera evropiane s’iu bën nderë të jenë në një anije me Rusinë sa i përket Kosovës
Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Spanja e ka pran...
-
Nga sot mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, në agjendë edhe Kosova
Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mblidhet në Sofje të Bullgarisë duke f...
-
Gjendet burri që ishte zhdukur para dhjetë ditësh në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar i zh...
-
Aksident mes tre kamionëve që bartnin mish në Gjermani, rruga mbushet me mish derri
Të premtën rreth orës 18:00 në Gjermani, më saktë pranë kufirit shtetëror Mec...
-
Fushtica: Shumë shpejt pritet funksionalizimi i Policisë së kryeqytetit
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ...
-
Kurti flet për luf*të, njohësit e sigurisë thonë se ajo ka përfunduar në 99-tën
Njohës të fushës së sigurisë kanë adresuar kritika të ashpra në drejtim të kr...