Lajme

Asnjë votues deri tani në qendrën e votimit në Jarinjë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 23 April 2023

Deri tani, askush nuk ka dalur për të votuar në Qendrën e votimit në pikën kufitare në Jarinjë.

Kjo qendër ka 5 mijë votues, të gjjthë votuesit janë nga komuniteti serbë.

Përveç komisionerve shqiptarë në këtë qendër ka dhe vëzhgues nga komunitetet e tjera.

-Advertisement-

E diela e 23 prillit është dita kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetarë të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb. /RTVDukagjin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera