Kurti te Tërnava për Bajram: Me Myftiun njihemi qysh nga vitet e ’90-ta
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 21 April 2023
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, në ditën e Fitër Bajramit, kanë vizituar Bashkinë Islame të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga Myftiu Naim Tërnava.
Duke uruar Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët për festën e Bajramit, kryeministri Kurti ka uruar që përkushtimi për anën shpirtërore të njeriut gjatë jetës dhe solidariteti shoqëror e farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm në këtë muaj, por të jetë në secilin muaj të gjithë vitit.
Me këtë rast, ai falënderoi dhe shprehu mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin e madh historik e shoqëror të Bashkësisë Islame të Kosovës në historinë tonë më të re.
“Me Myftiun Naim Tërnava njihemi qysh nga vitet e ’90-ta, atëherë kur unë si student për të shkuar në fakultet, që asokohe në Universitetin e Prishtinës i mbante ligjëratat në shkolla fillore, duhej që të kaloj pranë Medresesë Alaudin në rrugën që çonte tek shkolla “1 Maji”. Dhe te ajo Medrese janë organizuar shumë mbledhje e takime, të cilët edhe i kanë strehuar veprimtarët politikë, por edhe kanë mundësuar tubime ku janë mbajtur diskutime e vendime të rëndësishme për zhvillimet politike të asaj kohe”.
“E dimë që nga lufta e fundit çlirimtare 37 hoxhallarë imam i kemi dëshmorë të kombit sot dhe në këtë stinën e pranverës kur për çdo ditë përkujtojmë masakra dhe beteja na duhet të ecim midis varreve ku ka emra të martirëve e dëshmorëve, në mesin e të cilëve aq shumë janë edhe imam, e aq shumë janë edhe besimtarë. Kjo tregon për rolin e madh që ka pasur Bashkësia Islame për çështjen tonë kombëtare dhe ne jemi përherë falënderues e mirënjohës.
Kryeministri Kurti tha se nga Myftiu Tërnava janë njoftuar sa shumë është rritur solidariteti në popullsi pikërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Deklarata e plotë e kryeministrit Kurti për media:
Sot në ditën e Fitër Bajramit bashkë me kolegët nga Qeveria e Republikës së Kosovës, erdhëm tek Myftiu Naim Tërnava në Bashkësinë Islame të Kosovës që t’ia urojmë këtë festë të Madhe që vije pas muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, në të cilën qytetarët, besimtarët, kanë treguar përkushtim, besim, sakrificë dhe solidaritet.
Myftiu Naim Tërnava na njoftoi sa shumë është rritur solidariteti në popullsi pikërisht gjatë këtij muaji. Ne urojmë që përkushtimi për anën shpirtërore të njeriut gjatë jetës dhe solidariteti shoqëror e farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm në këtë muaj, por të jetë në secilin muaj të gjithë vitit.
U dëshiroj festë të gëzuar, u dëshiroj çaste të lumtura në sofrat e tyre të gjithë besimtarëve. Zoti ua bëftë kabull të gjithë agjëruesve.
Dhe më lejoni edhe njëherë të kujtoj rolin e madh historik e shoqëror të Bashkësisë Islame të Kosovës në historinë tonë më të re.
Me Myftiun Naim Tërnava njihemi qysh nga vitet e ’90-ta, atëherë kur unë si student për të shkuar në fakultet, që asokohe në Universitetin e Prishtinës i mbante ligjëratat në shkolla fillore, duhej që të kaloj pranë Medresesë Alaudin në rrugën që çonte tek shkolla “1 Maji”. Dhe te ajo Medrese janë organizuar shumë mbledhje e takime, të cilët edhe i kanë strehuar veprimtarët politikë, por edhe kanë mundësuar tubime ku janë mbajtur diskutime e vendime të rëndësishme për zhvillimet politike të asaj kohe.
E dimë që nga lufta e fundit çlirimtare 37 hoxhallarë imam i kemi dëshmorë të kombit sot dhe në këtë stinën e pranverës kur për çdo ditë përkujtojmë masakra dhe beteja na duhet të ecim midis varreve ku ka emra të martirëve e dëshmorëve, në mesin e të cilëve aq shumë janë edhe imam, e aq shumë janë edhe besimtarë. Kjo tregon për rolin e madh që ka pasur Bashkësia Islame për çështjen tonë kombëtare dhe ne jemi përherë falënderues e mirënjohës.
Faleminderit shumë Myfti e urime edhe njëherë të gjithëve Fitër Bajrami!
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...