Lajme

Nuk iu bindën urdhërave të policisë, qytetarët sulmojnë fizikisht policin

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 19 April 2023

Një polic është sulmuar fizikisht nga dy qytetarë në Gjakovë, gjatë një pikë kontrolle të veturave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë pikë kontrollës kanë ndaluar një veturë, drejtuesi i së cilës nuk i ka respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë. Në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër mashkull, kanë sulmuar fizikisht njërin prej policëve.

Në raport thuhet se dy të dyshuarit janë arrestuar. Ata pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera