Lajme

Përparim Rama blen veturë mbi 30 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 17 April 2023

Përparim Rama ka blerë në emër të nevojës për të kryer punët si kryetar i Prishtinës, një veturë hiç më pak se 36 mijë e 800 euro.

Kaq është pesha e kontratës që komuna që ai drejton dhe kompania fituese “Porche Kosova” lidhën mes vete.

Ka mbetur pos edhe nënshkrimi. Të gjitha procedurat tjera janë finalizuar.

-Advertisement-

Kompania “Porche Kosova” ishte e vetmja që ofertoi në këtë aktivitet prokurimi, në të cilin u përdor procedura e hapur.

“Furnizim me autoveturë për nevojat e Kabinetit të Kryetarit. Data e dhënies së kontratës 14.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 18.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Porche Kosova”. Vlera e përgjithshme e kontratës 36,800.00 euro”.

Nuk dihet akoma marka e veturës.

Megjithatë, kryetari Rama e ka arsyetuar blerjen e saj me mungesën e mjetit motorik për transport deri tash.

“Duke marrë parasysh që kabineti i kryetarit ka mungesë të mjetit motorik për transport dhe është nevojë emergjente për furnizim me autoveturë dhe pas kërkesës për aprovim dhe lejim nga AQP – Autoriteti Publik fillon procedurën me afat të shkurtuar për furnizim me autoveturë”.

Komuna e Prishtinës kishte paraparë të shpenzoheshin deri në 45 mijë euro për këtë veturë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera