Bislimi: Shtyrja e zgjedhjeve do ta paraqiste veriun si zonë të menaxhimit të krizave
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 13 April 2023
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se shtyrja e zgjedhjeve në veri nuk do të ishte opsion e mirë, pasi sipas tij, shtyrja do ta paraqiste veriun si zonë të menaxhimit të krizave, e jo si proces i normalizimit të raporteve.
Bislimi ka thënë se ka vullnet nga partitë politike për pjesëmarrje në zgjedhje, pos Listës Serbe, që siç u shpreh ai, ky subjekt do ta kamuflojë rënien e besimit.
“Zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe në një demokraci të mirëfilltë janë institucionet shtetërore që i vendosin afatet për mbajtjet e tyre. Për zgjedhjet ka vullnet nga partitë që të jenë pjesëmarrëse. Ky vullnet mungon vetëm një subjekt politik dhe do të ishte gabim që vullneti politik i shumicës t’i nënshtrohet interesave joparimore të një subjekti politik.”, ka thënë Bislimi për Zërin e Amerikës.
“Ne besojmë që deklarimin për mospjesëmarrje në zgjedhje e kanë jo për kalkulime momentale, por duke qenë se kanë parë rënien e besimit, duan ta kamuflojnë përmes ikjes nga mbajtja e zgjedhjeve. Shtyrja s’është opsion i mirë. Është opsion i atyre që mendojnë se në këtë moment më mirë është që veriu të jetë zonë e menaxhimit të krizave, e jo të hyjë në proces të normalizimit të raporteve”, shtoi ai.
Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore pritet të mbahen më 23 prill. Dhe në to nuk do të marrë pjesë Lista Serbe e cila ka udhëhequr me të katër komunat deri më 6 nëntor kur braktisi institucionet lokale e qendrore.
Komunat veriore janë pa kryetarë që nga dorëheqja e serbëve në nëntor të vitit të shkuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale.
Zgjedhjet për komunat veriore fillimisht ishte paraparë të mbaheshin në mes të dhjetorit. Atë kohë ato u shtynë për në prill pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare, në kohën e tensioneve.
Së fundmi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve duke thënë se situate aktuale në veri duhet trajtuar urgjentisht.
Të tjera
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...