Lajme

Rama dënon sulmin ndaj Sylës: Fjala e lirë është fundament i shoqërive të lira

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 12 April 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se fjala e lirë është fundament i shoqërive të lira dhe kushdo që tenton ta ndalojë, ka për synim ta vrasë lirinë e mbarë një shoqërie.

”I indinjuar nga sulmi ndaj Valon Sylës. Fjala e lirë është fundament i shoqërive të lira dhe kushdo që tenton ta ndalojë, ka për synim ta vrasë lirinë e mbarë një shoqërie. Prandaj, dënojmë ashpër dhunën e djeshme, ndërsa Valonit i urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera