Heshtja ndaj gjykimit të ish-krerëve, Ahmeti për Kurtin dhe Osmanin: Arsyetimi se ju është kërkuar të mos komentojnë nuk pin ujë
Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 05 April 2023
Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për heshtjen ndaj gjykimit të ish krerëve të UÇK-së në Hagë i cili ka filluar të hënën.
Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se arsyetimi se nuk kanë të drejtë të komentojnë nuk pin ujë më.
Tutje ai thotë se njoftimi për kandidimin e Kosovës në lojëra mesdhetare në të njëjtën ditë që ka nisur gjykimi, nuk ishte vetëm injorues por edhe ofendues.
Postimi i plotë:
Në ShBA, amandamenti i dytë kushtetues, e drejta me bart armë egziston për shkak se themeluesit e shtetit kanë supozuar skenar kur shteti është shtypës, qytetarët kanë të drejtë të kenë armë dhe e kanë detyrë qytetare të rezistojnë shtypje të tillë.
Pra obligim/detyrë, jo dëshirë e vullnet. Për opresionin, shtypjen, zullumin që e kemi përjetu vetëm pse kemi qenë shqiptarë e dijmë krejt. Edhe familja ime që nuk ka qenë shumë e përfshirë në rezistencën e armatosur ka pësuar në Prishtinë e Mitrovicë e lere më nëpër fshatra e zona të targetuara. Djalin e hallës që mendim të keq nuk ka pas në kokë e kanë marr në shtëpi dhe kur babai i tij ska pranuar ta lëshoj vetë e kanë marr edhe të. Njërit i kanë prerë fytin e tjetrin e kanë goditur me plumb në kokë në distancë as një cm. Ekzekutime brutale. Djalin e tezës në Vushtri e kanë marr nga shtëpia dhe e kemi gjetur pas luftës të ekzekutuar.
Shumica kemi ikur nga detyra të bëjmë rezistencë të armatosur. Disa jo. Disa u bënë UÇK, me qëllimin e rezistencës dhe çlirimit. Atë paqësore e kishim provuar. Nuk arritëm të çlirohemi me takime e protesta.
A ka pas sulme në polici? Patjetër sepse ky është definicioni i rezistencës së armatosur. A ka pas krime ndaj civilëve? Besoj se po dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi kryesit e veprave. Disa kanë qenë veprime hakmarrjeje që mund të kuptohen por jo arsyetohen.
Ato krime duhet të gjykohen dhe të giindet e vërteta për secilën viktimë.
Por gjykimi nuk po duket i tillë. Ndërmarrja e përbashkët kriminale nënkupton që krerët e UÇK janë lidhur kriminalisht për të kryer krime lufte. Sipas prokurorisë, Hashimi, Jakupi, Kadria dhe Rexhepi janë mbledhur dhe kanë organizuar UÇK-në për të kryer krime lufte e për të vrarë civil.
Për këtë duhet të jemi krejt në bankën e të akuzuarve, sepse nqs organizimi i rezistencës qenka krimi atëherë krejt jemi fajtor edhe pse disa se kane përmbush këtë detyrë.
UÇK në nuk e mitizoj as nuk dua ta ngris në diçka hyjnore. As nuk po flas se çka kanë bërë secili prej tyre në politikë e korrupcion e debate tjera pas luftës.
Rexhën e kam shok, Jakup Krasniqin e kam takuar disa herë e Hashim Thaqin e Kadri Veselin i kam luftuar politikisht sa kam mujt.
Por sot nuk i ndaj. Nuk i ndaj as nga ne. KJo ndërmarrje e përbashkët “kriminale” është ndërmarrja jonë e përbashkët çliruese. Ne jemi me aktakuzë sot! Aktakuzë pse rezistuam! Në këtë akuzë të pafajshëm po dalin vetëm kriminelët e vërtetë. Ata që prenë në fyt e na vranë me revole në ballë.
Prandaj se kuptoj debatin tonë. Prandaj se kuptoj heshtjen. Prandaj se kuptoj ndarjen e të katërve nëpër parti.
Nuk dua të tingëlloj folklorik, sepse UÇK nuk ka qenë diçka mbinatyrore. Ka qenë rezistencë me takat, qaq sa kemi mujt. 1 përqind e popullatës. Nuk dua të tingëlloj amnistues sepse çdo krim duhet të zbardhet, dhe duhet të gjykohet. Por as nuk dua të hesht, sepse ashtu pranoj të gjykohet organizimi i UÇK dhe qëllimi i çlirimit sepse atë pjesë e kemi jetuar të gjithë. Në qoftë se këta janë fajtor, atëherë vetëm ushtarët po mbesin. Ata kanë rezistuar drejtë, sepse urdhërat nga lartë na paskan qenë në drejtim të ndërmarrjes së përbashkët kriminale.
Ndërmarrja e vetme e UÇKsë ka qenë ajo e përbashkëta çliruese.
P.S. Akuza për heshtje i drejtohet posaçërisht Presidentes e Kryeministrit. As juve nuk ju ndaj nga ne. Arsyetimi se ju është kërkuar të mos komentojnë nuk pin ujë sepse tashmë kanë komentuar çdo gjë tjetër. Njoftimi për kandidimin e Kosovës për lojra mesdhetare në ditën që fillon gjyqi ndaj neve është jo vetëm injorues por edhe ofendues.
Të gjithë, edhe pushtet edhe opozitë, harroni votat në këtë moment. I Pari do të flas kundër krimeve individuale dhe do mbroj çdo viktimë të pafajshme, por edhe i pari do shaj padrejtësinë. Sj vlen asnjë pozitë e asnjë votë të çahemi në këtë.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...