Lajme

Hoti: Ndër prioritetet e qeverisë, zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 March 2023

Kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti ka thënë se një ndër prioritetet kryesore të qeverisë është edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë.

Për këtë, ai ka thënë se kanë arritur që këtë çështje ta fusin në aneksin e implementimit të marrëveshjes së planit franko-gjerman apo marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë, për çka shpreson në ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve në kushtëzimin e tyre ndaj Serbisë që të jepen arkivat e saj, që pas 24 vitesh familjeve të personave të zhdukur të paktën t’u lehtësohet dhimbja.

“Një ndër prioritetet të qeverisë së Kosovës është edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë. Tashmë kemi arritur me një mund të madh më fut në aneksin e implementimit të marrëveshjes së planit franko gjerman, marrëveshjës e Ohrit. Dhe tashmë, Serbia në implementimin e saj, sepse ne e njohim Serbinë dhe nuk është se i besojmë ndonjëri prej neve, por nëse ajo fillon implementimin e saj e ka për obligim në radhë të parë t’i pranojë ashtu siç janë të shkruara në deklaratën e personave të zhdukur të Brukselit që do të nënshkruhet drejt, kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, si persona të zhdukur me forcë dhe që e ka bazën në Konventën Ndërkombetare të OKB-së”.

-Advertisement-

“Po ashtu, e ka për obligim të dorëzojë të gjitha arkivat e saja si audio, video dhe te shkruara të klasifikuara, sepse ky është qëllimi jonë, të hymë në arkivat e klasifikuara të Serbisë, të hymë në urdhërat e ushtrisë dhe policisë serbe për këto krime që kanë bërë. Ne shpresojmë në ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve që do të ushtrojnë jo vetëm presionin e tyre, sepse presionin e tyre tash e 23 vite e kemi parë ku ka sjellë rezultate, por shpresojmë në kushtëzimin e tyre ndaj Serbisë që neve të na jepen këto arkiva dhe informacione dhe më në fund pas 24 viteve, familjet e personave të zhdukur t’u lehtësohet dhimbja pasi nuk mund t’ua largojmë”, ka shtuar Hoti./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera