Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Pasi ta fitojmë luftën me Rusinë, njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë hapi i dytë
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 17 February 2023
Nga Korça, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri tha se pasi të fitojnë luftën me Rusinë, njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë hapi i dytë.
Volodymyr Shukrov u shpreh se sot Ukraina është në zjarrin e luftës, ndaj fillimisht duhet të fitojnë këtë luftë më pas do të shikojnë edhe cështje të tjera.
“Ne e dimë këtë çështje, e dimë këtë situatë, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por unë dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga zjarri i luftës dhe pasi të fitojmë, në fund t’i kthehemi temave të tjera. Sot për sot, gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr i luftës që po ndodh në Ukrainë. Kosova do të jetë hapi i dytë”
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shukrov, gjithashtu foli për situatën e luftës që po zhvillohet në frontet mes Ukrainës dhe Rusisë, ku theksoi se shumica e territoreve tashmë janë çliruar nga pushtimi Rus.
Ambasadori foli dhe për formulën e paqes, e cila është propozuar nga presidenti Zelensky me 10 pika, por konsideroi situatën aktuale të luftës shumë të ndërlikuar.
“Zona e frontit është 1500 kliometra, një zonë tepër e gjerë ku po përplasen fuqitë ushtarake të Rusisë dhe Ukrainës”, tha ambasadori Shukrov.
Të tjera
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Qyteti me më së shumti milionerë
Nju Jorku është shtëpia e afro 350.000 milionerëve, më shumë se çdo qytet tje...
-
Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike
Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas k...
-
Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahmani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendo...
-
Takimi në Bruksel nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme
Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerj...
-
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid,...
-
Kurti: Vrasja e Agron Rrahmanit ishte goditje e rëndë për rezistencën e armatosur të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit...
-
Revista argjentinase “Lagunas” shkrun për Shqipërinë: Destinacioni më i mirë për 2024
Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja....
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...