Gjermanët paralajmërojnë bisedime për planin franko-gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 17 February 2023
Kosova dhe Serbia tashmë kanë thënë atë “po”-në e tyre sa i përket propozimit evropian apo të quajtur edhe si franko-gjerman. Megjithatë ende s’ka ndonjë sinjal për ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për të lëvizur përpara me marrëveshjen meqë tashmë kërkohen lëvizje për implementimin e saj.
Lidhur me hapat e radhës sa i përket propozimit franko-gjerman dhe rreth asaj nëse duhet të ftohet një takim i nivelit të lartë për të ecur përpara, kanë folur nga Qeveria Federale e Gjermanisë.
Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Qeverisë gjermane kanë thënë se duke parë reagimet e fundit lidhur me propozimin franko-gjerman, Berlini zyrtar mezi pret që në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.
“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë për Express një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.
Ky zëdhënës tutje ka thënë se “synimi është që të zhvillohen bisedime për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes”.
Në këtë përgjigje për Gazetën Express ky zëdhënës ka thënë se përshkallëzimi në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit ka treguar se ”Ekziston nevoja urgjente për ndryshim të dinamikës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Berlini zyrtar shprehet se është e nevojshme vendosja e një baze të re dhe të qëndrueshme në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore” bazuar në nismën frnako gjermane e ofron një gjë të tillë.
“Nevojitet një bazë e re e qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore”, bazuar në një iniciativë franko-gjermane, e ofron këtë bazë”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë.
Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.
Të tjera
-
Osmani shpërndan fjalimin e shefes së USAID, e cila përmendi Kosovën para mijëra vetave gjatë ceremonisë së diplomimit në Universitetin e Iowa’s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar USAID-in dhe Universite...
-
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë
Në komunat në veri të republikës është kthyer qetësia dhe deri diku edhe ligj...
-
Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu
Presidenti rus Vladimir Putin do të zëvendësojë aleatin e tij të vjetër Serge...
-
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Si sot para tetë vjetësh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori ...
-
Banjska mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon
Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjak...
-
Sot takimi i radhës në Bruksel? BE pret që të jetë edhe i fundit
Të shtunën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rre...
-
Kreu i IPK-së Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin e Sigurisë
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot d...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit
Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar ...
-
Sot do të takohen Kurti dhe Krasniqi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partis...
-
Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të...
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...