Lajme

Emmerson: Nuk pati politikë te UÇK për t’i sulmuar civilët, e dëshmuan dy gjyqe ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 18 January 2023

Avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka thënë sot në seancën përgatitore, se janë dy gjykime ndërkombëtare, që dëshmojnë së nuk ka pasur politikë tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të sulmuar civilët.

Kjo duke specifikuar proceset gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

”Dy gjykime, ai i [Ramush] Haradinjat dhe i [Fatmir] Limajt, kanë konkluduar se nuk kishte politikë te UÇK të sulmonte civilët”, u shpreh Emmerson mes tjerash.

-Advertisement-

Këtë Emmerson e deklaroi në përgjigjie të Prokurorisë së Specializuar rreth aktakuzës së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera