VOA: Deklarata kontradiktore të Alda Klosit mbi paratë që kishte në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 10 January 2023
Në Shqipëri, ish-zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.
Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, Klosi ka deklaruar se nuk kishte patur sasi të mëdha parash. Sipas procesverbalit të deklarimit të saj, të cilin Zëri i Amerikës ka mundur ta shohë, Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.
Ndërsa, pas arrestimit të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese tek banesa e ish zyrtares, në një deklarim të dytë, Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka pasur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai.
Kontradikta në dy deklarimet ngre një sërë pikëpyetjesh, pasi duket e vështirë, që një person, që ka në banesë një sasi kaq të madhe parash, të mos ketë konstatuar mungesën e tyre, aq më tepër, kur sipas deklarimeve të djalit të pastrueses, nëna e tij kishte marrë të gjithë kasafortën. Pikëpyetjet shtohen edhe nga fakti se deklarimi i shumës së vjedhur është bërë vetëm pas arrestimit të autorëve të grabitjes, gati 3 javë pas ngjarjes dhe jo më parë.
Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare./voa/
Të tjera
-
Protestojnë ish-punëtorët e ‘Rilindjes’
Ish-punëtorët e ‘Rilindjes", sot protestojnë para AKP-së në Prishtinë. Protes...
-
Rrahmani për Kodin Civil: Në asnjërin organ të VV’së nuk është diskutuar paraprakisht
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Eman Rrahmani, ka deklaruar se në Lëvi...
-
Mot sot i ndryshueshëm, temperatura deri 22 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
I jepet lamtumira e fundit llapjanit i cili vdiq në Qabe, u varros në Mekë
I është dhënë sot lamtumira e fundit, haxhiut nga Podujeva, Muharrem Gashi, i...
-
Ky është personi që po dyshohet për përfshirje në sherrin me armë zjarri te Bregu i Diellit
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te banesat e bardha në lagjen Bre...
-
Të shtënat me arm^ë në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Infokus ka thënë se rreth orës 21:30 ...
-
Gjuajtjet me kall*shnikov në Prishtinë, policia po bastis një “Gaming Center”
Një konfrontim me armë të llojit kallashnikov mes dy grupeve dyshohet të ketë...
-
“Minimum 10 herë kanë shtënë” – Trazohet Bregu i Diellit, dyshohet për konfrontim mes grupeve
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë te banesat e bardha ...
-
Kurti: Walker një nga miqtë më të mëdhenj tanë, ia tregoi botës të vërteten për Millosheviqin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim William Walker, ish-a...
-
Forca të shumta policie në lagjen Bregu i Diellit, një i dyshuar në arrati
Forca të shumta policore janë stacionuar para një objekti banesor në lagjen B...
-
Breshëri kallashnikovi në Breg të Diellit të Prishtinës
Një breshëri kallashnikovi është dëgjuar para pak çastesh në lagjen Bregu i D...
-
Të shtëna me armë në drejtim të punëtorëve të Qendrës për trajtimin e kafshëve në Hajvali
Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në Hajvali të Prishtinës, ku dikush ka gju...