Kërkesa e Sveçlës, “qesharake” për Agim Veliun: Çka ka lidhje lufta në Ukrainë me dokumente të Kosovës?
Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 09 January 2023
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka quajtur “qesharake” kërkesën e ministrit Xhelal Sveçla ndaj Gjermanisë, që t’i lejohet hyrja qytetarëve me pasaporta të skaduara.
Veliu në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se kjo do të ishte e justifikueshme po të ndodhte në fillim të mandatit, derisa ka pyetur se çfarë lidhje mund të ketë lufta në Ukrianë, me dokumentet e udhëtimit të Kosovës.
“Do të ishte e justifikueshme po të ndodhte në fillim të mandatit, ditët e para që e merr njeriu detyrën dhe është një kohë e arsyeshme derisa të zhvillohen procedura, por pas dy vite qeverisjeje, qytetarët e Republikës mos të kenë mundësi të pajisen me dokumente udhëtimi dhe me dokumente të tjera personale është e pajustifikueshme. Bile është shumë qesharake, konflikti në Ukrainë?
Çfarë ka lidhje konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë?” – tha ai.
Madje, sipas Veliut, një kërkesë e tillë mund t’ia dëmtojë imazhin vendit, derisa e quajti edhe “kërkesë fëmijërore”.
“Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ashtu siç duhet me qenë.” – tha Veliu.
Të tjera
-
Kina dhe Franca nisin misionin për të kuptuar më mirë gjithësinë
Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për...
-
Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Hoti paralajmëron palën serbe
Muret e zyrës së tij nuk janë aq të mëdha për t’i bërë vend të gjithë të pagj...
-
Deputetja e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se sigurimi për Poli...
-
Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, ...
-
Lekaj: Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog, prandaj nuk po mbyllet raporti Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Çekia thotë se Kosova dhe Serbia duhet të afrohen me standardet evropiane, të reformojnë veten e tyre
Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ...
-
Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë
Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicisti...
-
Shtrëngata të mëdha me breshër masiv kaplojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë
Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e s...
-
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestu...
-
Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin
Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qy...
-
Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtar...