Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 December 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për personin që u gjet pa shenja jete te lumi Klina, ku thuhet se i njëjti ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë.

Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se viktima u gjet të martën rreth orës 13:00, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sipas policisë, familjarët kanë njoftuar se viktima kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur).

-Advertisement-

“Është raportuar se te lumi Klina, nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve viktima para dy dite kishte dalë nga shtëpia i cili kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera