“Ish presidenti i turpëruar i Kosovës pritet të dalë para gjyqit në fillim të vitit 2023”, Grenell i reagon ashpër gazetës “Daily Beast”
Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 20 December 2022
Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë një reagim të ashpër pasi gazeta e njohur amerikane ‘Daily Beast’ ia ka dedikuar një shkrim ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, duke folur për ‘punën e efektive’ të tij ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, që po akuzohet për krime lufte në Hagë.
“Ish presidenti i turpëruar i Kosovës pritet të dalë para gjyqit në fillim të vitit 2023”, ishte shkrimi ‘Daily Beast’.
E për këtë, së pari ka reaguar vetë gazetari hulumtues që punon në këtë gazetë, Jose Pagliery.
“Disa media kanë profilizuar Jack Smith. Askush nuk e shqyrtoi punën e tij në Evropë. Madje shumica e identifikuan gabimisht gjykatën ndërkombëtare ku ai punoi. Pas disa javësh duke raportuar, The Daily Beast hedh një vështrim të parë nga afër në historinë e tij mbresëlënëse dhe të diskutueshme”, shkroi ai në Twitter.
Madje, ai i referohet Hashim Thaçit si një “president mafioz dhe nacionalist i Kosovës”, i cili shprehet se “u rrëzua nga ish-kryeprokurori Smith në Hagë”.
“Ai (Jack Smith) rrëzoi presidentin mafioz, nacionalist të Kosovës dhe kundërshtoi akuzat për një ndjekje politike”.
Megjithatë, me këto akuza tejet të rënda nuk u pajtua Grenell.
Sipas ish-ambasadorit amerikan në Berlin, shkrimet e gazetarit Pagliery janë veç trillime e asgjë tjetër.
“Kjo pjesë është trillim. Jose ka aftësi të tmerrshme kërkimore. Kush e ka redaktuar këtë pjesë? Presidenti Hashim Thaçi ulet në Hagë pas 2 viteve të manipulimeve politike të Jack Smith – ai e paditi Thaçin vetëm pasi u informua nga Departamenti i Drejtësisë”, shkroi Grenell.
This piece is fiction. Jose has terrible research skills. Who edited this piece?
President @HashimThaciRKS sits in The Hague after 2 years of Jack Smith’s political manipulations – he indicted Thaci only after getting tipped off by @TheJusticeDept (Jose clueless). https://t.co/sl89ku5uTs
— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 20, 2022
Të tjera
-
Grupi Parlamentar i LDK-së organizon një tryezë në Kuvend, temë “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria”
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban një tryezë për inform...
-
Osmani: Kosova, mirënjohëse për mbështetjen e Katarit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim me ministren për Z...
-
Policia konfiskon 19 motoçikleta në Pejë
Në qytetin e Pejës janë konfiskuar 19 motoçikleta. Konfiskimi i tyre u bë ...
-
Hapet rruga Prishtinë – Gjilan pas mbylljes nga rrëshqitjet e dheut
Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që b...
-
Scholz e Macron deklaratë të përbashkët: Gjeorgjia po devijon nga rruga evropiane
Gjermania dhe Franca i dërguan një sinjal të qartë qeverisë së Gjeorgjisë: li...
-
Presidentja priti zv/ndihmës sekretaren e DASH-it, Nicole Chulick
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendësndihmës sekretaren e Depa...
-
Osmani dhe ministrja e Katarin flasin për forcimin e mbështetjes për invalidët e luftës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministre...
-
Mbahet punëtoria për mësmin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, së bashku me ministren e A...
-
Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës: Ndaloni kërcënimet!
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinës të hënën t’i ndalë kë...
-
Kurti vazhdon takimet me diplomatet amerikane, sot pasdite i shkon në zyrë Zëvendës Ndihmës Sekretarja Chulick
Kryeministri Albin Kurti do ta presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e D...
-
Qeveria miraton marrëveshjen me Danimarkën për burgun e Gjilanit
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar ...
-
Shoferi vozitë 119 km/h në zonën 40 km/h, gjobitet nga policia
Policia ka gjobitur një shofer në Gjilan, i cili në zonën në zonën ku kufizim...