Lajme

Dinari, Lajçak i gatshëm që t’i takojë sërish Bislimin e Petkoviqin

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 20 May 2024

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit të javës së shkuar për dinarin mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Me anë të një postimi në Facebook ku ka përmbledhur takimet e javës që lamë pas ku përmend edhe mosarritjen e marrëveshjes mes palëve për dinarin.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë”.

-Advertisement-

“Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, shkruan Lajçak.

Kosova dhe Serbia as në takimin e 15 majit nuk arritën pajtueshmëri për temën e dinarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera