Kusari-Lila konfirmon takimet “sekrete” në Zvicër: Nuk janë vazhdim i negociatave
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 19 December 2022
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë sqarime rreth një takimi që është mbajtur në Zvicër mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky takim është organizuar nga “Council for Inclusive Governance”, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, sipas taj, ky është takimi i dytë i këtij lloji.
“Takimet në procesin i cili njihet si “Procesi i Soloturnit” mbahen që nga viti 2015. Emri Soloturn, është emri i qytezës së vogël në Zvicër ku ka rastisur të mbahet takimi i parë dhe tjerët kanë vazhduar të mbahen aty. Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata”.
“Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të ‘Chatham House rules’. Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve”.
“Nga Kosova, të gjitha partitë parlamemtare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë. Sa i përket diskutimit dhe konkluzave nga takimet, ato janë publike, të publikuara në webfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe takimin i cili morri publicitet, ai i datës së 11-12 Nëntorit!”, ka shkruar Kusari-Lila.
Lutfi Haziri flet për “takimin sekret” të palës kosovare dhe serbe në Zvicër
Të tjera
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...