Lajme

Lutfi Haziri flet për “takimin sekret” të palës kosovare dhe serbe në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 19 December 2022

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth “takimeve sekrete” në Zvicër mes përfaqësuesve kosovarë dhe serbë, në të cilat u raportua se pjesëmarrës nga Kosova ka qenë edhe ai.

Ai thotë se takimet janë mbajtur sipas rrgellave të “Chatham House”, që i bie se nuk bëhen publike as përmbajtja e takimeve, as deklaratat e pjesëmarrësve.

“Formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera”, shkruan mes tjerash Haziri.

-Advertisement-

Kusari-Lila konfirmon takimet “sekrete” në Zvicër: Nuk janë vazhdim i negociatave

Statusi i plotë:

Përkundër që NZZ, si gazetë me prestigj të lartë, ka bërë një shkrim dhe Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka bërë sqarimet adekuate, tashmë dihet se prej vitit 2015, ky Departament mbështet përmes CIG-ut një takim të përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Ky Departament punon në rregullat e “Chatham House” dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicërr që ka dalë me një nonpaper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot.

Formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera.

LDK merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar çështje të tilla por negocimi i vetëm mbahet në Bruksel nga ana e kryeministrit, respektivisht Qeverisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera