Kupa e Botës 2022

Regragui: Duam të kujtohemi si ekipi më i mirë i Afrikës ndonjëherë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 17 December 2022

Trajneri i Marokut, Walid Regragui i kërkon skuadrës së tij që të përfundojë Kupën e Botës në nivele të larta duke mundur Kroacinë në ndeshjen për vendin e tretë, teksa shton se dëshiron të mbahen mend si skuadra më e mirë afrikane.

Maroku mund të ketë dështuar të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”, por ata mund të mbahet në mend gjatë.

Përfaqësuesja afrikane do të jetojë gjatë në kujtesë për shkaktimin e tre tronditjeve të mëdha në eliminimin e Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë.

-Advertisement-

Kështu do të jenë edhe mbështetësit e tyre pasionantë, të cilët u dyndën në Katar në dhjetëra mijëra njerëz dhe shkaktuan një atmosferë emocionuese në çdo ndeshje.

I pyetur se si mendon se do të mbahet mend skuadra e tij, trajneri Regragui ishte i qartë dhe i shkurt në përgjigje.

“Si skuadra e parë afrikane që shkon në gjysmëfinale dhe si skuadra më e mirë afrikane në histori. Rezultatet janë të qarta, ne jemi gjysmëfinalistë, por jemi përballur me disa nga ekipet më të mira evropiane”, ka thënë fillimisht Regregui.