Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
23:14 | 26 October 2026 Autori: InfokusiZëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç – partia e të cilit i humbi zgjedhjet parlamentare – të vazhdojë forcimin e lidhjeve me Rusinë, njoftoi më 26 tetor agjencia ruse e lajmeve “Interfax”, shkruan “The new voice of Ukraine”.
Peskov u shpreh se Vuçiçi do të mbetet në politikë dhe shprehu shpresën se ish-presidenti serb do të vazhdojë të “kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, edhe pse tashmë në opozitë.
Kremlini gjithashtu shpreson se forca e re politike që vjen në pushtet në Serbi do të ruajë atë që Peskov e përshkroi si bashkëpunim konstruktiv me Rusinë. Ai theksoi se “bashkëpunimi me Rusinë është në interes të Serbisë”, sepse “ai i sjell dobi Serbisë, para së gjithash”.























